Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë Urës së Milotit. Në tentative për të kaluar një automjet është përplasur me barrierat anësore të rrugës e për pasojë kane ngelur të plagosur dy persona një burrë dhe një grua. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Më herët gjate pasdites një person i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, Pashk Deliaj rreth 40 vjeç.
Panorama.al mëson se Deliaj punonte si polic në burgun e Shënkollit. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.