BallinaKryesoreEMRAT/Shkaku i tërbimit të Ramës me SPAK, përgjimet për njerëzit afër tij!

EMRAT/Shkaku i tërbimit të Ramës me SPAK, përgjimet për njerëzit afër tij!

spot_img
spot_img

Kreu në ikje i SPAK, Arben Kraja, në nisje të raportimit të tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian që po zhvillohet në Kuvend, ju tregoi deputetëve se përveç dosjeve për korrupsion dhe zyrtarë të lartë që dihen publikisht, struktura që ai drejton bën edhe “hetime proaktive”
Kraja ju shpjegoi politikanëve se “hetim proaktiv” quhet ai kur i dyshuari, i shënjestruari për të cilin ka prova dhe indicie se është përfshirë në krim e korrupsion, nuk e di se po ndiqet.
Kjo do të thotë se bëhet fjalë për përgjime telefonike dhe ambientale, ndjekje të veprimtarisë kriminale-korruptive dhe verifikim të saj në çdo mënyrë.

Dhe këto lloj hetimesh sipas Krajës, përbëjnë aktualisht 80 për qind të punës aktuale të tyre. Pra politika, media publiku nuk e di dhe nuk ka informacion, se kush po hetohet brenda këtij “80-përqindëshi” të padukshëm.
Aktualisht brenda radhëve të prokurorëve të SPAK ka plasur një luftë e nëndheshme për marrjen e postit të SPAK, pasi Krajës pas pak muajve i mbaron mandati. Sipas ligjit për SPAK drejtorin e ri e zgjedhin vetë prokurorët dhe kjo ka bërë që kushdo që ka ambicie të nis lobimin aty brenda, por edhe pranë qeverisë dhe ndërkombëtarëve.
Gjithashtu nuk është sekret se disa prej hetuesve të SPAK janë aty, edhe me ndikimin e qeveritarëve dhe politikanëve të mazhorancës. Më i dukshëm ky ndikim ka qenë në përzgjedhjen e pjesëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila në fakt merret konkretisht në terren me “hetimet proaktive. Në kohën e krijimit të kësaj strukture pranë SPAK pati edhe denoncime publike nga garues, për këtë fenomen.

Gjithsesi e sigurt është se edhe brenda SPAK edhe brenda BKH ka individë të lidhur në mënyra të ndryshme me mazhorancën, të cilët mendohet se u japin informacion pikërisht për “hetimet proaktive”.
Sipas burimeve të “Alfapress.al” brenda këtyre strukturave të paktën në dy hetime (Inceneratorët dhe koncesionet në shëndetësi), hetimet proaktive janë intensifikuar së fundmi edhe për ministra, ish-ministra dhe zyrtarë të lartë shumë afër kryeministrit Edi Rama.
Më konkretisht ata janë marrë në përgjim dhe ndërkohë ka nisur “gërmimi” i pasurisë së tyre dhe lidhjeve të sofistikuar që kanë me kompani offshore. Me pak fjalë ‘po ndiqet paraja”. Gjithashtu ka pasur informacione se shumë ministra dhe zyrtarë të lartë, po përpiqen që të tjetërsojnë ose zhdukin provat, veçanërisht për çështjen e Inceneratorëve dhe koncesionin e Sterilizimit në Shëndetësi.

Burimi nuk na dha emra konkretë por la për të nënkuptuar, se bëhet fjalë përveç të tjerëve edhe për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn, Ilir Beqaj dhe Engjëll Agaçin. Por jo vetëm këta, pasi nëse janë nën “hetim proaktiv”, automatikisht del i përgjuar edhe vetë Edi Rama.
Pikërisht këto “hetime proaktive” (përgjim e ndjekje) ndaj njerëzve kyç pranë kryeministrit Rama, e bënë atë që të shpërthejë në Asamblenë e PS kundër SPAK. Edhe pse po përpiqet që alarmin e tij ta mbulojë me thirrje për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, e vërteta është kjo që deklaroi edhe Kraja këtë të mërkurë: Në 80 për qind të rasteve, ata që po hetohen nuk e dinë.
Por në fakt është dikush që tashmë e di dhe madje, emër për emër. Ai është Edi Rama i tërbuar!/Alfapress.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular