Broja me shokë nuk mundën dot të jenë faktor në Premier League. Southampton pësoi disfatë 1-2 ndaj Liverpool, teksa tashmë titulli do të vendoset vetëm në javën e fundit. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp shkon në kuotën e 89 pikëve, 1 më pak se Manchester City.
Pjesa e parë mes tyre përfundoi 1-1. Rastet nuk munguan nga të dyja krahët, duke zhvilluar kështu 45 minuta tejet intensive.
Southampton e nisi rrezikshëm takimin dhe menjëherë ishte Armando Broja që vuri në provë Alisson. Gjithsesi, portieri brazilian ishte në vendin dhe kohën e duhur
Në minutën e 13-të, Redmond kalon vendasit në avantazh me një goditje të bukur, e cila shkoi pothuajse në trekëndësh