Nje aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në aksin Milot- Mamurras. Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt.
Për pasojë ka humbur jetën një grua pasagjere.
Në mjet udhëtonin viktima me 3 fëmijët dhe drejtuesi i taksisë. Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Autoambulanca e Laçit pas aksidentit i ka dërguar ata për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.