BallinaOP EDNjë president popullor, jo populist !

Një president popullor, jo populist !

Nga Av.Arben Muça

Sot e këto ditë, shqiptarët janë përfshirë të gjithë në emrin që duhet të jetë President i Republikës.
Unë s’kam asnjë tagër për të bërë propozime të tilla, por opinionin tim e përcjell në rrjete sociale, biseda me miq e shok.
Këto rreshta po i hedh nisur nga fakti që, midis emrave të tjerë të propozuar nga opozita, ishte edhe Dashamir Shehi, deputet dhe kryetar i LZHK-së.
Po ndal te emri i z.Shehi sepse për mendimin tim është një figurë publike prej themelimit të pluripartizmit në Shqipëri. Deputet në disa legjislatura, ish ministër dhe zv.kryeministër, djathtas, gjithmonë djathtas, por me ekuilibra të spikatur dhe i palakuar kurrë për afera apo bëma të kryera apo hamendësuara.
Në morinë e baltës mediatike që politika hedh mbi aktorët e saj, Shehin s’e ka prek asnjë grimcë balte a qymyri. E vetmja batutë që nuk mërziti kurrë as Dashin, as miqtë e tij, është ajo e kryeministrit telendisës për atë “gotën e rakisë”.
Bëhet nul edhe kjo “akuzë”, po të dish dhe mendosh që Rama s’ka qenë ndonjëherë pjesë e kafes së Dash Shehit.
Për të ndalur te thelbi i asaj që dua të ndaj me të tjerët…
Në gjithë diskutimet në parlament, në analizat dhe opinionet në studio televizive, Shehi ka dëshmuar se ligjëratën e tij e mbështet mbi fakte dhe mbi problematika reale të çdo shtrese të shoqërisë.
Një njeri që e do Tiranën dhe tironsit e duan. Një njeri që e do Shqipërinë dhe shqiptarët e duan.
Një politikan që vë ura komunikimi me çdo kah të politikës dhe vë udhërrëfyes arsyen, jo kapriçion.
Mbetem tek ky paragraf sepse politikës shqiptare i mungon pikërisht ky tharm; atdhedashuria, mirëkuptimi, lidhja me popullin, ndjeshmëria ndaj jetës së tyre.
Dashamir Shehi është popullor, s’mund të jetë populist!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular