BallinaKryesorePresidenti i ri/ Bylykbashi kundër Alibeajt: Po i mundëson Ramës kapjen e...

Presidenti i ri/ Bylykbashi kundër Alibeajt: Po i mundëson Ramës kapjen e Kreut të Shtetit, deputetët e PD s’bëhen fasadë

Deputeti i Partisë Demokratike, i cili mbështet edhe Komisionin e Rithemelimit Oerd Bylykbashi ka dalë kundër qëndrimit të Enkelejd Alibeajt, i cili sot mblodhi grupi parlamentar dhe ku u propozuan disa emra nga opozita për President

Sipas tij, marrëveshja mes Alibeajt dhe Ballës i garanton Edi Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit.

Ai thote se Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.

“Ajo që mbetet është që marrëveshja e Alibeajt me Ballën i garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit.

Marrëveshja i mundëson Ramës që në morinë e emrave të hedhur mbi tryezë, të fshehë emrin që ka planifikuar.

Marrëveshja që ka dakordësuar Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual.

Marrëveshja i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh përkundër opozitës së votës e me votat e tyre të caktojë presidentin e më tej, të ndryshojë sistemin zgjedhor, hartën e ndarjes territoriale, për të mbajtur pushtetin.

Alibeaj përpiqet të ndryshojë statutin e Partisë Demokratike duke anashkaluar Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, dy organet më të larta përfaqësuese të PD.

Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.

Deputetët e Partisë Demokratike përfaqësojnë vullnetin e saj dhe nuk bëhen fasadë e kapjes së pushteteve prej Edi Ramës”, thote Bylykbashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular