BallinaKronikeU pagua për të vrarë “të fortin” e Tropojës por.../ Dosja e...

U pagua për të vrarë “të fortin” e Tropojës por…/ Dosja e SPAK i nxjerr EMRIN killer-it

Megaoperacioni i arrestimeve ditën e sotme ka nxjerrë në dritë shumë të vërteta mbi klanet kriminale në vendin tonë.

Nga dosja e SPAK u zbulua se Ardian Uzuni, është paguar për të vrarë “të fortin” e Tropojës, Filip Gjeloshi.

Tregohet me detaje dhe kontraktimi i Uzunit për të hequr qafe një nga personazhet më të njohur të Tropojës. Por kjo nuk është historia e vetme për të cilën 56-vjeçari do të përballet me drejtësinë, pasi më parë është dënuar për tentativën e eliminiimit të Edmond Cakmashit.

18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe me duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011. Nw total janw lwshuar 32 masa arresti.

Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular