Tre të dënuar për krime të rënda, do të transferohen në regjimin e posaçëm të njohur ‘41 BIS’
Vendimi është dhënë sot nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm për një afat 1-vjeçar konkretisht për të dënuarit; Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi Çala.
Ky vendim vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB. Kujtojmë se Viktor Hymeri qëndron pas hekurave për vrasjen e Vajdin Lamajt, si dhe është dënuar për ekzekutimin e Arben Pajës e Ilir Xhungës. Ndërkohë, dy vëllezërit Klement Çala dhe Eldi Çala akuzohen për megagrabitjen në Rinas.