Nga Xhelal Mziu
Opozita përballë semaforit të kuq të Edi Ramës !
Të besosh Ramën & Rilindjen, është si tu besosh ujqërve kujdesin e “tufës së deleve” !
Rama & Rilindja në 9 vite e kanë vjedhur opozitën me ligj e pa ligj, ndaj çdo shpresë se të dhurojnë Presidentin, mbetet një ëndërr naive!
Nuk kërkohet lëmoshë tek “hajduti” e as tek “vrasësi”, por përballje dhe vetëm përballje në fushën e betejës!
Bashkimi i demokratëve dhe përfaqësimi dinjitoz i demokratëve dhe qytetarëve është zgjidhja e vetme!
Kjo është e vetmja kauzë e momentit për çdo opozitar.
Të mendosh ndryshe, është në dëm të PD, në dëm të qytetarëve dhe në dëmin e Shqipërisë!
Bashkim dhe aksion politik !
I vetmi motiv frymëzues për këdo që do vendin, zhvillimin dhe integrimin.
Kemi mbetur në këtë udhëkryq dhe presim të ndizet semafori për të vazhduar rrugëtimin, presim derisa të kuptojmë se semafori ka 9 vite i prishur dhe rri ndezur tek e kuqja !!!