Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në qytetin bregdetar të Vlorës ku mbajti Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.
Pas mbarimit të konferencës, kreu qeverisë është përballur me gazetarët, të cilët e kanë pyetur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Rama refuzoi të flasë, ndërsa kur komenteve të Berishës së procesi është “karnaval”, ai iu përgjigj me ironi.
Ndryshe nga konferenca, ju e dini shumë mirë kemi dy orë që ju presim!
Edi Rama: Por çfarë do?
T’ju pyesim për zgjedhjen e Presidentit
Edi Rama: Po ç’president, jemi në Vlorë.
Berisha nga Vlora tha që ai proces është karnaval
Edi Rama: Kush është ky?
Ai
Edi Rama: Ndjestë pastë, hajt mirë u pafshim