Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë ka zbuluar detaje të reja lidhur me konfiskimin e një ton kokaine në Shën Petersburg më 1993, kur Vladimir Putin ishte udhëheqës i marrëdhënieve me jashtë në këshillin e qytetit. Dërgesa më pas u zhduk
Sipas REL, këto pamje janë regjistruar nga shërbimi Rus i sigurisë në vitin 1993, dhe më pas janë transmetuar nga televizioni publik i Izraelit.
Kjo ishte sasi më e madhe e konfiskimit të kokainës në historinë ruse, mbi 1 ton lëndë narkotike ilegale.
Viktor Cherkesov, zyrtar i lartë i sigurisë në Shën Peterburg më pas mbajti një konferencë ëpr media ku u mburr me arritjen.
Ai tha se kokaina do të përdorej për qëllime mjekësore. Më pas droga u zhduk. Në një artikull të një gazete të drejtuar nga bashkëshortja e Cherkesov, pretendoi se kokaina ishte ridestinuar për tu përdorur për qëllime mjekësore në një ndërtesë sekrete.
Sipas gazetarit i cili shkroi artikullin, droga ishte zhvendosur në një destinacion sekret ku edhe do të përdorej per qëllime mjekësore. Por ai theksoi se në momentin që e vizitoi këtë godinë i kishte sytë e mbyllur dhe pranoi se nuk kishte pamje vizuale ku të provonte vërtetësinë e këtij artikulli.
Vladimir Putin asokohe ishte ne krye të komitetit për marrëdheniet me jashtë të Shën Petersburgut, dhe ishte shumë i afërt me Viktor Cherkesov-in, bashkëshortin e udhëheqëses së gazetës ku lajmi i sipër pëemendur ishte publikuar.
Që në kete moment, zhdukja e kokainës ka qënë subjekti kryesor i disa hulumtimeve gazetareske.
Sipas një dezertori të KGB, dalin spekulime të tjera ku thuhet se Vladimir Putin ka qënë i përfshirë në kontrabandë droge. Ai gjithashtu akuzoi se dhe vdekja e një ish-oficeri të quajtur Aleksandr Litvinenko ishte kryer sepse Litvinenko kishte të dhëna të përfshirjes së Putinit në organizata të trafikimit të drogës.
Gjatë një interviste eksluzive për një televizion, Shemtov Michtavi, një i akuzuar dhe vuajtës i dënimit prej 6 viteve me burg rrëfen se:
“Erdha në Holandë dhe një shok i imi më kërkoi që ti bëja një marrëveshje për të dërguar një dërgesë me kokainë nga Kolumbia në Rusi. Për këtë pune unë duhet të merrja diku te 4 ose 5 milionë dollarë”
Ai pohoi se kishte përpiluar dokumentet e nevojshme dhe se kishte fshehur kokainën në paketimet e konservave me mish të ngrirem që supozohet se ishin porositur nga zyra e kryetarit të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak.
Ky i fundit mohon që të ketë qënë në dijeni të kësaj dergese duke hedhur poshtë akuzat kundrejt tij.
Por, Shemtov Michtavi, gjatë intervistës së tij tha se Sobchak e dinte me siguri që çfarë kishte brenda në dërgesë.
“Nuk kam dëshmi për këtë, por ai e dinte. Ai do të merrte një shumë të madhe parash pas kësaj. Por ju mund të shihni adresën ku ishte drejtuar dërgesa, Pikërisht në departamentin sanitar të zyrës së kryetarit të Shën Petersburgut dhe nëqoftëse do të hapeshin dokumentet e kësaj çështjeje do të vërtetohej dhe kjo që po them unë. Sigurisht nëse këto prova nuk janë zhdukur akoma”, tha Mitchavi.
Përsa i përket kësaj çeshtjeje ka qënë dhe një i dyshuar tjetër i quajtur Oscar Donat, një biznesmen i njohur në Shënn Petersburg. Ky i fundit ishte regjistruar ne departamentin e punëve të jashtme pak kohë pasi Putin kishte marrë drejtimin e saj dhe besohej se droga ishte drejtuar në terninalin privat të doganave te biznesmenit Donat. Por për mungesë provash Oscar Donat u lirua.
Në këtë dosje përmendet edhe shoferi në Shën Petersburg Vasily Didenko ku deklaroi se:
“Drejtorët e kompanisë e kanë vizituar Donatin në një hotel çdo ditë dhe i sillnin çanta të mbushura me para. Edhe Sobchak e ka vzituar”.
Pas vdekjes se tyre, pasi Vladimir Putin mori mandatin e tij të parë për president, emëroi Viktor Cherkesov-in si zyrtarin më të lartë në Rusi kundër narkotikëve.
Në një konferencë për mediat ne vitin 1993 Cherkesov deklaroi se do të kishte një gjykim për rastin misterioz te zhdukjes së kokainës por ky gjykim nuk u mbajt kurrë.
Duke e lënë kështu misterin ende të pazgjidhur dhe pa një përgjigje konkrete.