Halim Kosova, i propozuar nga opozita si kandidat për President, foli në emisionin Kjo Javë në News24 me gazetaren Nisida Tufa rreth kësaj çështje, por edhe për projektet e tij profesionale.
Por një moment gjatë intervistës dhe pyetjeve të drejtuara për figurën e re të Presidentit, Kosova ka surprizuar gazetaren Nisida Tufa, duke u shprehur se do të donte ta shihte në pozicionin e Presidentes.
Pyetja: Ju doktor keni një dobësi për zonjat duke qenë se i tillë është i orientuar profesioni juaj. Pse jo një presidente zonjë do të ishte më mirë këtë herë?
Halim Kosova: Absolutisht më mirë, të ishe ti do të isha dakord.
Gazetarja: Jo jo, preferoj të rri në pozicionin që kam. Faleminderit, përtej shakasë.
Halim Kosova: Unë e kam me të vërtetë, ti nuk e di.