BallinaAktualitetQytetari i shkruan “shko mor plehrë”, ministri Manja: O Shumadin zeza ti...

Qytetari i shkruan “shko mor plehrë”, ministri Manja: O Shumadin zeza ti je nga ata shqiptarë gjakpërzierë që…

spot_img
spot_img

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është përplasur me një prej ndjekësve të tij në rrjetin social në Facebook.

Një qytetar nga Maqedonia e Veriut ka komentuar në një prej publikimeve të ministrit të Drejtësisë, ku ai flet për diskriminim dhe legalizimin e kanabisit.

Në komentin e tij shqiptari nga Maqedonia e Veriut i shkruan shkurt: Hup more bërllok (Shko more plehrë).

“Shumadin Idrizi si ditë pushimi po të përgjigjem se nuk më ndodh shpesh të komentohem në fb me shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve amë për arsye tërësisht patriotike përtej tifozerisë politike. Por nga profili dhe ajo që ke kometuar në faqen time ti më ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier me ato që si kanë dasht kurrë shqiptarët bashkë ndaj dhe meriton një përgjigje.

Shumadin zeza apo shumatore bërlloku, ndaje vetë se çfarë je , as të njoh e as më njeh, por e para kur mer guximin me hy te faqja ime mëso si shkruhet shqip se na fyen dhe gjuhën e bukur shqipe duke e pëzier me gjuhë të tjera; dhe e dyta mos ma njollos faqen time të fb se e kam për të biseduar me njerëz e jo me shumatore bërlloku si puna jote, e kam për të biseduar me miq e me shokë. Hajde Shumadin shih punët e tua e qofsh mirë me shëndet !”, shkruan Ulsi Manja në përgjigjen e tij.

F6f3b4e896baea49731e8ff2087a0672

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular