Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit. Alizoti tha se PS duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit.
Ai tha se kur vetë jetonte në kasolle i internuar, Rama ishte në mes të Tiranës, ndërsa u shpreh se Rama ka pasur privilegjet e Partisë së Punës, ndërsa mori duartrokitjet e deputetëve demokratë.
“Kur unë jetoja në kasolle ju ishit në mes të Tiranës. Jo se kishit faj. Shqipëria duhet t’i respektonte, Pal Sokolin…Po të mos ishte partia e punës ju dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno.
Ju të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën, ti nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit, por edhe arroganca juaj. Kjo arroganca juaj ndonjëherë ju bën edhe injorant.”-tha Alizoti.