BallinaKryesoreOrjola Pampuri: Si mund të thuash mundëm Amerikën? Jam me linjën e...

Orjola Pampuri: Si mund të thuash mundëm Amerikën? Jam me linjën e SHBA-së

spot_img

Deputetja demokrate, Oriola Pampuri, deklaron në emisionin “Drejt” në Rtv Ora thotë se procesi zgjedhor që riktheu Sali Berishën në krye të PD është i njëanshëm.

Ajo vetë deklaron se është me linjën e SHBA deri në fund dhe sipas saj njëjtë mendon dhe një grup brenda PD.

Pampuri: Kemi thënë që zgjedhjet kanë qenë të njëanshme se nuk kanë qenë të përfshirë një grup tjetër i kësaj force politike. Për tu finalizuar me atë që ishte dje në të cilën personalisht nuk kam qenë e ftuar, kolegët e mi gjithashtu dhe anëtarët e tjerë.Kur finalizohet me një zgjedhje të njëanshme nuk ka mbështetjen e të gjitha palëve. Jemi për të zgjedhur një kryetar që ka mbështetjen e të gjitha palëve. Është një parti që është mbështetur që në krijimin e saj nga aleati ynë me i madh strategjik, SHBA. Sot jemi përsëri për të pasur një parti të djathtë pro-amerikane. Nuk mundemi që sot në 2022 të dëgjoj një nga votuesit e djeshëm që thoshte u mund Amerika. Mundet sot në 2022 të themi e mundëm Amerikën, absurditeti më i madh.Nuk mund të linçojmë një Ambasadore nga selia e PD. Unë jam me linjën e SHBA dhe kjo është linja ime personale dhe e një grupi brenda PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular