Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmw nw e në Komisariatin nr.3 në Tiranë ku efektivi Ludian Zaimi vrau me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Euronews Albania, ngjarja ka ndodhur dhe në prani të disa efektivëve të tjerë të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit.
Çaush Saliasi del jashtë, ndërkohë që pak pas tij ka dalë edhe autori Ludian Zaimi.
Viktima ishte i ulur në shkallët e komisariatit.
Në një moment, efektivi Ludian Zaimi kthehet nga 55-vjeçari Çaush Saliasi, duke qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij.
Ky i fundit përpiqet të largohet duke u futur përsëri brenda në Komisariat e duke shtyrë me këmbë derën që të largonte 25-vjeçarin, i cili shihet teksa e ndjek me armë në dorë deri tek dera.
Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe u ndalua nga kolegët, teksa tentoi të largohej nga komisariati.