Ngjarja e një ditë më parë në Komisariatin e policisë nr 3 në Tiranë, ku një efektiv policie vrau kolegun e tij ka ngjallur debate në Komisionin e Ligjeve.
Deputeti demokrat, Dashnor Sula u shpreh se duhet reagim për ngjarje të tilla, pasi sipas tij brenda policisë së shtetit 30-40% e efektivëve të rinj rezultojnë përdorues droge.
“Ne si Komision Ligjesh duhet të reagojmë për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur brenda policisë së shtetit. 30-40% e policëve të rinj rezultojnë përdorues të lëndëve narkotike. Është imediate që policia e shtetit, elementët që janë rekrutuar jashtë kritereve të largohen. Janë ngjarje të përsëritura këto në polici”, tha Sula.
Ndërkohë kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka inkurajoi policinë që të përjashtojnë elementët që prishin rendin.
“Mbështetje për drejtorin e policisë që të përjashtojë element që e prishin rendin. Ne si kuvend kaluam ligjin për mbikëqyrjen e policisë. Vec kritereve të forta për tu bërë pjesë e policisë, ato kritere duhen ndjekur edhe pasi rekrutohen”, u shpreh Bushka.
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: startnews.news/2022/05/24/vrasja-e-policit-zbret-ne-komisionin-e-ligjeve-deputeti-i-pd-40-e-efektiveve-perdorues-droge-bushka-te-perjashtohen/ […]
Comments are closed.