BallinaAktualitetShtrënguan duart, Meta “harron” përplasjet me Yuri Kim: Nuk ka asnjë problem...

Shtrënguan duart, Meta “harron” përplasjet me Yuri Kim: Nuk ka asnjë problem mes nesh

Në përfundim të forumit për trafikimin e qenieve njerëzore ku u takua me ambasadoren Yuri Kim presidenti Ilir Meta u pyet se cili bëri hapin e parë për shtrëngimin e duarve duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas presidentit nuk ka asnjë problem mes tyre.

Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit kundër trafikut të qenieve njerëzore që është një problem tepër serioz dhe që vendi ynë e përjeton shumë për shkak të numrit të largimit të qytetarëve tanë, sidomos të rinjve për fat të keq të fëmijëve, të pashoqëruar nga prondërit. Është një pasojë e madhe për të gjithë shoqërinë tonë sepse shkatërron fëmijë, familje, por njëkohësisht edhe shteron shumë prej energjive më të mira të këtij vendi për zhvillim. Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë prioritet për ne, për qeverinë. Ne e dimë që trafikimi është një krim ndërkombëtar”, tha Meta.

Kujtojmë se para zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Meta u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë votën me ccdo mënyrë. “Mprehni sfurqet e sëpatat për të mbrojtur votën, me në krye Presidentin”.

Nga ana e diplomates amerikane thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave u cilësuan si të papranueshme dhe të dënueshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular