Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është ndarë sot nga jeta, në moshën 55-vjeçare.
Prej disa javësh ai ndodhej i shtruar në një spital në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi
Nishani, 2 javë para se të nisej drejt Gjermanisë, u trajtua në kushte shtëpie, dhe më pas iu shfaqën komplikacione post-Covid.
Ish-kreu i shtetit shqiptar fillimisht u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por me kërkesë të të birit (student mjekësie në Gjermani) ai u dërgua aty për të qenë nën survejimin e mjekëve gjermanë. Burimet thanë për Panorama se Nishani po mbahej në jetë përmes aparaturave, por nuk ka mundur dot t’ia dalë.