Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Në mesazhin e saj të ngushëllimit drejtuar familjes së ish-kreut të Shtetit, ambasada amerikane shkruan se kontributi i Bujar Nishanit për Partinë Demokratike, zhvillimin e vendit dhe raporteve Shqipëri-SHBA do të mbahet mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shkruan ambasada amerikane në mesazhin e saj drejtuar familjes së ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani.