Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD janë treguar të paduruar për t’u çuar nga karriget menjëherë pas fjalës së kryetarit Sali Berisha.
Ndërkohë që kryetari i këshillit Edi Paloka mori fjalën për të lexuar emrat e listës së kandidatëve që do votohen për në Kryesinë e PD, ‘i dha leje’ Berishës që donte të largohej.
Menjëherë pas tij shumë anëtarë janë çuar dhe i janë drejtuar dhomës ku do të votohej. Kjo ka bërë që Paloka t’u tërheqë vëmendjen. Por pas leximit të emrave dhe urimit për “punë të mbarë”, Paloka dëgjohet teksa komunikon me organizatorët e tjerë lëvizjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Edi Paloka: Ju lutem pak qetësi sepse e di kur ka kaq shumë njerëz edhe durimi humbet kollaj por fletën e votimit që të jemi të qartë do të jenë të ndara zonja nga zotërinjtë.
Zhurma vazhdon …
Edi Paloka (flet më zë më të lartë që të dëgjohet): Faleminderit edhe për interesimin e minuta të fundit, ju uroj suksese të gjithëve. (Ngrihen në këmbë pa mbaruar fjalën).
Dëgjohet një prej organizatorëve në sfond: Kush u çua o vëlla
Paloka: I pashë, i pashë të gjithë.
Organizatori: I fiksove?
Paloka: I pashë kush lëvizi, e pashë që po donin të çoheshin
Organizatori: Ata s’kanë marrë vesh të asgjë
Paloka: Po të mos marrin, vetes vet ia bëjnë. Po jo se e kanë në fletë të sqaruar. Është fleta shumë i qartë
Organizatore: Se si më erdhi, të vija t’i bërtisja këtu njëherë.
Paloka sërish: Të gjithë ata që bënë zhurmë i pashë