Një aksident i rëndë është ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd, ku dy automjete janë përplasur.
Mësohet se në një prej automjeteve udhëtonin pjesëtarët e një familjeje, të cilët janë plagosur për shkak se makina është kthyer përmbys. Dy prej tre të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Librazhdit, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, pasi gjendja e tij paraqitet më e rënduar.
Ndërkaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.