Nga Kastriot Dervishi
Duhet të thuhen edhe këto
I ndjeri Bujar Nishani nuk jeton më. Zakonisht në ditën e ndarjes nga jeta thuhen fjalë të përgjithshme, por për zyrtarët e shtetit dhe sjelljen ndaj tyre, nuk thuhen shumë gjëra. Pra sjelljen e keqe ndaj tyre kur janë në detyra shtetërore, kur e hoqen nga puna pa arsye.
Në korrik 1997 Bujar Nishani ushtronte detyrën e shefit të protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes, funksion i cili në gjithë botën është i rëndësishëm dhe jetëgjatë. Marrëdhëniet e punës i mbyll pensioni ose vetë personi.
E megjithatë, shteti e hodhi në rrugë. Nishani ishte i shkarkuari i parë i ministrit të Mbrojtjes, Sabit Brokaj. Sigurisht pa asnjë arsye. Nuk mjaftoi kjo, por bashkë me dy familje të tjera (një ish ministër dhe një humorist i njohur), e nxorën edhe nga hoteli ku banonte te godina e vjetër të ushtrisë (përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë). Nuk kishin as ndjesinë se ia nxorën plaçkat dhe e lanë me fëmijë të vegjël buzë Lanës.