BallinaAktualitetRikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën e ardhshme

spot_img
spot_img

Duke nisur nga dita e nesërme në të gjithë territorin do të rikthehet moti i nxehtë me temperatura të larta.

Pavarësisht se gjatë fundjavës patëm një ulje drastike të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, ditën e hënë do të kemi një mot të qëndrueshëm.

Ndërkohë duke nisur nga dita e martë e në vazhdim pritet që të kemi një rritje të mëtejshme të temperaturave të cilat pritet të shkojnë në 36 gradë celcius.

Parashikimi sipas SHMU:

Duke lënë mënjanë ditën e sotme me reshje shiu e ulje temperaturash;  për javë që presim përpara rikthehet moti i qëndrueshëm si dhe rritje temperaturash.

Në këtë mënyrë dita e nesërme (e Hënë) parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formë stuhish e rebeshesh të izoluara.

Për ditën e Martë pritet një përmirësim i mëtejshëm. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Por, në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë rrebeshesh dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në lindje të territorit. Gjithashtu parashikohet mot i nxehtë dhe temperatura të larta për shkak të masave ajrore jugore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular