Robert Berisha është përfshirë në një aksident automobilistik të mërkurën e 1 Qershorit. ‘Insajder’ publikoi pamjet nga aksidenti për të cilin raportoi se ka ndodhur tek vendi i quajtur “Rrethi me flamur” në Prishtinë. Në pamjet e publikuara, këngëtari shihej i nervozuar teksa bisedonte me të pranishmit në vendngjarje.
Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
‘Panorama plus’ kontaktoi me Robertin, i cili na tha se bëhet fjalë për një aksident të lehtë dhe se nuk ka patur asgjë serioze. Lidhur me polemikën e ngjarjes, moderatori zbuloi se është përplasur me një kamion që i ka shkaktuar dëme materiale.
“Aksident i lehtë. Një kamion nga më të mëdhenjtë më goditi nga pas. Ia fala se ishte punëtor e nuk i dalin as 5 paga që ta paguaj dëmin.”- u shpreh ai.
Ai po ashtu ka publikuar edhe një foto nga makina ku shfaqet i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë.
Ndonëse dita e sotme nuk ka qenë e këndshme për Robertin, nuk mund të themi të njëjtën gjë për këtë periudhë në tërësi. Këngëtari po jeton një romancë të bukur dashurie me modelen Laureta Maqedonici me të cilën konfirmoi lidhjen pak kohë më parë.