BallinaAktualitetARRSH njofton hartën e re të lëvizjes: Nga nesër devijohet trafiku i...

ARRSH njofton hartën e re të lëvizjes: Nga nesër devijohet trafiku i automjeteve në këto zona të Tiranës

spot_img
spot_img

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar devijimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit dhe bllokimin e rrethrrotullimit të Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri”.

ARRSH bën me dije se devijimi do të bëhet në përputhje me grafikun e punimeve për asfaltimin e rrugës. Bllokimi do të nisë nga dita e nesërme nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

Njoftimi i ARRSH

Njoftim mbi bllokimin e përkohshem të trafikut në rrugën “Alajdin Frashëri”. Në Unazen Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve, do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”.

Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.

Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.

Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular