Për tre muajt e ardhshëm, gjermanët do të jenë në gjendje të udhëtojnë për vetëm 9 euro në muaj, në një masë për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe jetesës, raporton BBC.
Të gjithë trenat, autobusët dhe metrotë lokal e rajonal janë të përfshirë në këtë iniciativë.
Biletat e lira po ashtu e kanë synim të largojnë qytetarët nga taksitë.
Megjithatë, taksa e karburantit është ulur gjithashtu me rreth 30 cent për litër për benzinën, duke ulur çmimet nën 2 euro për litër.
Tatimi është ulur në një minimum të lejuar nga Bashkimi Evropian, për tre muajt e ardhshëm.
Ministri i Transportit, Volker Wissing, ka përshkruar biletën 9 euro në muaj si mundësi të madhe.
“Është sukses pasi kemi shitur tashmë shtatë milionë bileta”, tha Wissing.