BallinaKronike“Dyshoj se…”! Zbardhet dëshmia e policit në Shkodër, si ndodhi shpërthimi me...

“Dyshoj se…”! Zbardhet dëshmia e policit në Shkodër, si ndodhi shpërthimi me tritol, autori kapërceu rrjetën e telit dhe hyri brenda

spot_img
spot_img

Një sasi e konsiderueshme tritoli ka tronditur në orët e para të mëngjesit familjen e efektivit të policisë vendore të Shkodrës Pëllumb Vukaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:25 të mëngjesit në banesën e efektivit të policisë kur të gjithë ishin në gjumë. Brenda banesës kanë qenë edhe dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.

Shpërthimi i fuqishëm që është dëgjuar në gjithë zonën e fshatit Hot i Ri ku jeton familja e efektivit Vukaj i ka zgjuar menjëherë. Familjarët dhe vetë efektivi nuk kanë pësuar lëndime ndërsa banesa dhe automjeti i tij që ndodhej i parkuar në oborr kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pas kësaj ngjarje rë rëndë efektivit i policisë Pëllumb Vukaj deklaroi se dyshimet e tij janë se vendosja e tritolit mund të jetë për shkak të detyrës, por nuk ka një ide konkrete se kush mund të jetë por këtë ngjarje e lidh me punën e tij. “Nuk e di se kush mund të jenë autorët sepse nuk kam pasur konlikte ose kërcënime të drejtpërdrejta. Ajo që dyshoj është se mund të ketë ardhur për shkak të detyrës time”.

Pëllumb Vukaj punon prej 27 vitesh në policinë e shtetit dhe ndër këto vite ka pasur detyra të ndryshme që nga aksionet e drogës, hetimet e vrasjeve dhe hetime të tjera të ngjarjeve të rënda. Dyshimet e policisë vendore të Shkodrës për momentin janë për shkak të hetimeve që Vukaj ka bërë për aksione të ndryshme droge, arrestimin e personave të ndryshëm që janë marrë më kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Gjithsesi po hetohen të gjitha pistat e mundshme. Deri më tani autori i vendosjes së tritolit nuk është identifikuar dhe as bashkëpunëtorët e tij sepse mendohet se mund të kenë qenë më shumë se një person.

Autori ka ardhur përmes një gardhi në anë të shtëpisë ku jetonte efektivi Pëllumb Vukaj dhe pasi ka kapërcyer një rrjetë teli ka hyrë përmes një toke që të çon tek shtëpia e policit dhe aty ka kaluar edhe rrethimin e efektivit duke vendosur sasinë e tritolit në banesë dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Shtëpia nuk ka kamera sigurie ndërsa janë sekuestruar kamerat e subjekteve të ndryshëm por që janë larg vendit ku ndodhi ngjarja duke pasur vështirësi për zbulimin e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular