Sulo duket se nuk bie dakord me Lapajn, teksa ky i fundit thotë se struktura e SPAK  ka nisur me rezultatet e para dhe se është i vetmi shans që Reforma në Drejtësi të ketë sukses.

Pjesë nga Debati:

Lapaj: Në lidhje me këtë strukturë, për mua, e vërteta është që ky është shansi i vetëm i drejtësisë shqiptare, po dështoi, 30 vjet do kemi në kurriz një sistem më keq se ai që qe, mundësia është ‘tek fishek’ që drejtësia t’ia dalë. Kjo strukturë të jetë dhe t’i kapë për veshësh prokurorët kur bëjnë korrupsion dhe t’i çojnë ku kanë vendin. Por tani po pajiset me byronë e hetimit. Procesi i hetimit është shumë delikat. Kjo strukturë o duhet ta çojë dosjen të kopsitur në prokurori ose nuk do ta çojë fare. SPAK tani ka nisur rezultatet, ke dy ish ministra në burg….

Sulo: Kush mo? Po Spiro Ksera?

Lapaj: Dhe një herë tani

Sulo: Pse Spiro Ksera? Ça e di ti?

Lapaj: A ta mbaroj unë tani?

Sulo: Po jo po, ca e di ti, mbaroje ti po fol tamam

Lapaj: Po si të flas? Unë po flas!

Sulo: Po… ai vajti i mori kompjuterin ky thotë…

Hajdari: Po goditje të grupeve kriminale më të rëndësishme në Shqipëri

Sulo: -Po pse ajo është goditja e bluzave të bardha?

Lapaj: A do më lësh të mbaroj?

Sulo: I morëm ne me zor i çuam atje këta prokurorët?

Lapaj: Po lem të mbaroj tani se po flas teknikisht o burrë, se nuk merr vota me këtë

Sulo: Ti ke dalë për vota

Lapaj: Po jo s’kam dalë

Hajdari: Pse  e sulmon për vota, ai s’ka grup… aktivist është, me kriju parti ky të fik derën

Lapaj: E vërteta është se ky është viti i provës, janë tre deputetë në burg dhe dy ish ministra prapa hekurave, më parë i thërriste prokuroria nuk i venin hiç, nuk e pyesnin fare. Tani më dëgjo mua, se s’kam dalë të mbroj SPAk por të të them që nëse në Reformën në Drejtësi ka 700 probleme, por është i vetmi shans të japë rezultat, nuk është gjë e vogël të godasësh një bandë me 32 nga kriminelët  më të rrezikshëm në vend. Pse car të duket ty?

Sulo: Po çar thua?! Kur ke filluar ta ndjekësh historinë e prokurorisë?