GJKKO ka dhënë vendimin sot duke e dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e RTSh, Thoma Gëllçi. Ai u gjet fajtor për akuzën “shpërdorim detyre”
Gjithashtu GJKKO ka vendosur që për 5 vite t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike.Gëllçi është gjykuar me masën arrest me burg.
Kujtojmë që pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK dha pretencën dhe kërkoi 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Gëllçi.
Avokati i ish drejtorit të RTSH-së, Dorian Matlia ka reaguar pas vendimit.
“Është vendim i ndikuar nga nevoja për rezultate. Këtu mund të ketë e spekulantë nën rrogozë që janë të interesuar që Thoma Gëllçi të dënohet”, tha ai për mediat.
Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.
Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.