Myslim Murrizi mbajti një fjalim kritik në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.
Murrizi në fjalën e tij kritikoi procesin e zgjedhjes së Kryesisë, ku sipas tij vota ishte e orientuar duke bërë të zgjidheshin të gjithë përfaqësuesit e mëparshëm të Lulzim Bashës.
Murrizi: Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet whatsapp jemi të pabesueshme para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushte unë them se nuk e kemi kaluar lumin.
Sa nga këta të votuarit nëpërmjet Whatsappit, bëjnë atë që thotë doktor Berisha, sjellin njerëz për të dalë në protestë këtu. Janë burra të mirë, gra të mira? Sa të duash. Janë përfaqësues? Zero!
Janë të mirë për çfarë, për krushq? Çfarë janë këta që kandidojnë për në Kryesi kandidojnë prapë për në sekretariate. Me të njëjtët njerëz?
Më thonë njerëzit: “A vetëm me Lulin dhe Gazin e ke pasë betejën, se Kryesia e Lulit është prapë aty”.
Unë nuk besoj që jemi kaq pa sens politik që Bardh Spahisë i jep Shkodra 2 mijë vota dhe ne këtu nuk i japim 200 vota për ta zgjedhur në Kryesi. Pse nuk u zgjodh se ka qenë vota e orientuar.
Që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar. nxirrni, bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz u vijnë nga pas këtyre. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament, lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…
Nuk kam asgjë me të por duhet ta shikojmë. I bëj thirrje nesër të bëjmë protest, sa njerëz sjellin nga mbrapa këta.