Kryeministria konfirmon se takimi është përcaktuar që të mbahet në orën 20:30.
“Në orën 20:30 Kryeministri Edi Rama takon në Kryeministri Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, njëherësh kandidat të propozuar për President.”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. Kujtojmë se Begaj, gjeneral major, aktualisht shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ka pranuar propozimin.