Deputeti demokrat Flamur Hoxha thotë se elita e Partisë Demokratike duhet të reflektojë lidhur me krizën që po kalon.
Ai shprehet se është sekretar organizativ i PD, por se qenë kundër grupit të Rithemelimit, pasi janë krijuar dy struktura paralele, ku një strukturë nuk e njeh tjetrën.
Për MCN Live, Hoxha tha se PD ka ngelur peng i vendimeve të gjykatës.
Vendimi është në apelim, do presim përfundimtarin. Jam sekretar organizativ, dhe anëtar i thjesht, por nuk më ndalon asgjë të kontribuoj njëlloj si kryetari. Problem është bashkimi real i PD.
Grupi parlamentar i PD me zhvillimet e fundit, kërkoi bashkimin e PD, duke detyruar ish-kryetarin të japë dorëheqjen, diçka për tu vlerësuar. S’e them dot që Berisha nuk ka mbështetje në 30 vite ka pasur mbështetjen maksimale.
Do ketë atë grupimin që i ngjan një shpendi pa krahë nuk shkon askund. Është rikthyer në disfatat e 2013-ës. Në 30 vite kemi parë parti me numër shumë të vogël anëtarësh dhe kanë pasur pjesëmarrje në qeverisje.
Sfidoj këdo nëse mendon që grupi i Rithemelimit me gjithë zgjedhjet që ka zhvilluar dhe do zhvillojë, mendoj se dy janë problemet madhore. Grupi i Rithemelimit nuk po bën hapjen, më të bashkuar më të fortë, më të hapur. Ka në grupim ata të cilët sot nuk ngjallin besim tek elektorati i djathtë.
Ne kemi bërë proces të zgjedhjes së kandidaturave model gjithë anëtarësia ka shprehur vullnetin. Zgjedhja e kandidatëve në 2021 ishte e gabuar, nuk duhet të përfshiheshin deputetë që nuk japin besim dhe nuk marrin votë.
Unë jam njeri i sfidave për të fituar dhe këtë mision mendoj se PD duhet të ketë. Nëse nuk e meritoj të jem deputet, nuk jam dështak në jetë dhe do kacavirrem mbas lakmisë së pushtetit për të krijuar diçka personale.