FORBES/ “Sandor Csanyi – një personalitet emblematik kremton përvjetorin e 30-të si Lider i Grupit OTP Bank”

2
455

E njëjta seli qendrore, e njëjta zyrë, mbase edhe e njëjta karrige lëkure. Ai ka patur kundërshtarë, ka patur sfidues, kanë tentuar t’ia dobësojnë pozitën, por çdo përpjekje ka qenë e kotë, Sándor Csányi Kryetari dhe CEO i OTP Bank është i palëkundshëm.

forbes

Për 30 vjet ai ka qenë koka e OTP Bank, figura më influencuese, e qendrueshme dhe e pashmangshme e jetës ekonomike Hungareze. Ai e ka konsideruar veten si person kundër konflikteve, megjithatë për një muaj që ishte shefi i madh, pushoi nga puna 215 punonjës dhe përballoi disa beteja me rivalët e ‘peshave të rënda’.

Sheh difekte në politikat ekonomike aktuale të vendit, por më shumë i shqetësuar do ishte nëse opozita aktuale do ishte në pushtet.

Nuk dëshiron ende të dorëzojë drejtimin, por ndërkohe është duke parë për një pasardhës duke patur në mendje edhe një datë të synuar, me tre apo katër kandidatë në radarin e tij, ndër të cilët edhe i biri.

Mes të tjerash, këto ishin disa ndër diskutimet gjatë intervistës që ai dha për Forbes Hungary me rastin e mbushjes së 3 dekadave si lider i OTP Bank, kohë gjatë së cilës një grup bankar i suksesshëm e dominues, me prezencë në 11 shtete, lindi nga një institucion ish socialist pronë-shtetërore.

Intervistën e plotë, e gjeni në faqen më poshtë, të përkthyeshme nga hungarishtja me browser translator.

https://forbes.hu/napi-cimlap/csanyi-sandor-cimlap-forbes-nagy-interju/

otpotp1otp2

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 94797 more Info on that Topic: startnews.news/2022/06/03/forbes-sandor-csanyi-nje-personalitet-emblematik-kremton-pervjetorin-e-30-te-si-lider-i-grupit-otp-bank/ […]

Comments are closed.