BallinaKryesoreGrupi Parlamentar i PD: Kandidati për President u caktua nga mafia e...

Grupi Parlamentar i PD: Kandidati për President u caktua nga mafia e pronave shtetërore

spot_img
spot_img

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar përmes Enkelej Alibeajt mbi emrin e ri të propozuar për t’u votuar ditën e nesërme në Kuvend për të qenë presidenti i ri i vendit.

Sipas Alibeajt, emri i Bajram Begajt nuk ishte surprizë pasi ishte një zgjedhje personale e Edi Ramës dhe që vjen nga mafia e pronave shtetërore.

Reagimi i plotë: Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore.  Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës. Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur. PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular