Dhjetëra gra kanë dalë sot në protestë në qytetin e Librazhdit, për t’u solidarizuar me vajzën e re, e cila disa ditë më parë u filmua në momente intime me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra.
Me pankarta në duar, gratë kanë kërkuar që të kenë liritë e tyre, ashtu si edhe burrat.
Një prej protestuesve u shpreh se dashurinë e zgjedhin vetë dhe se “Trupi ynë është tempulli ynë”
“Gratë janë qenie të lira dhe ato gëzojnë njësoj të drejta ashtu si burrat në shoqëri. Ne kemi autorësi mbi trupat tanë dhe jetën tonë, mbi të gjitha ne e zgjedhim vetëm dashurinë dhe kënaqësinë së cilës duam ti falemi. Asnjë grua nuk është k*rvë, e përdalë apo të tjera epitete denigruese. K*rvëria është koncept patriarkal. Sot dalim krah njëra tjetrën në mbrojtje të njëra tjetrës. Trupi ynë është tempulli ynë dhe ne do ta zotërojmë atë”, tha ndër të tjera protestuesja.
Kujtojmë që disa ditë më parë një e re nga Librazhdi u filmua nga vjehrri dhe vjehrra në shtrat me të dashurin. Videoja më pas u bë virale në rrjetet sociale.