BallinaAktualitetShpërdoroi detyrën, ja sa vite burg kërkoi SPAK për ish-kreun e Bashkisë...

Shpërdoroi detyrën, ja sa vite burg kërkoi SPAK për ish-kreun e Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe

spot_img

3 vite e 4 muaj burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, të vënë nën akuzë për shpërdorim deytre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh. SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Ndërkohë akuza kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-nënkryetarin Gentjan Nushin dhe përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të 2021-shit dhe është ulur në bankën e të akuzuarit me 21 të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen se abuzuan me tenderin 24 milionë lekë për kanalin vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj, duke favorizuar që të fitonte firmën EuroAlb shpk që kishte sjellë ofertën më të lartë. Punimet, fitimet dhe punën, kjo firmë i ndau me një kompani tjetër të biznesmenit Ibrahim Lami, mik me Tushen dhe me lidhje familjare me biznesmenin që fitoi tenderin, Bujar Muratin.

Prokuroria e Posaçme e vë në akuzë ish-kryebashkiakun për 3 tendera fiktiv, në të cilat fituesit ishin paracaktuar para se të shpallej procesin dhe kishin lidhje shoqërore me Fatos Tushen dhe stafin e bashkisë. Në dosjen e SPAK, Fatos Tushe, akuzohet edhe për shpërdorimin e karburantit të shtetit duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

Ish-kryebashkiakut dhe 19 të pandehurve nga grupi i është pranuar gjykimi i shkurtuar. Kështu çështja është vecuar për biznesmenin Bujar Murati dhe Natasha Myrtajn.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

PRETENCA

Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)
Leonard Sefa  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i denimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)
Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj
Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj
Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj
Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj
Gjergji Mëhilli  1 vit / 8 muaj
Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj
Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet
Gazmend Ccela  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular