BallinaKryesorePër një gabim të punonjëses së AHBR-së Fier, fermeri humb rimbursimi për...

Për një gabim të punonjëses së AHBR-së Fier, fermeri humb rimbursimi për naftën. Askush nuk mban përgjegjësi!

spot_img
spot_img

Në Fiks Fare u ankua Ilir Shabani fermer  nga fshati Seman i Ri, Fier,  pasi nuk ishte rimbursuar  për naftën.

Ai kishte aplikuar pranë AZHBR-së me të gjithë dokumentacionin përkatës, por një gabim i punonjëses gjatë aplikimit në sistem ka bërë që ai ta humbi rimbursimin.  Madje gabimi nuk ka prekur vetëm Ilirin por edhe dikë tjetër, pasi punonjësja dokumentat e Ilirit i ka hedhur në emrine një fermeri tjetër. Të dy sëbashku janë skualifikuar. Ai kërkon ndihmën e Fiksit që të marri atë që i takon.

Fiks Fare bashkë me fermerin i drejtohen AZHBRS-së Fier dhe takojnë një punonjëse  e cila shpjegon se sitemi  nuk e ka marrë aplikimin e Ilirit. Pyetjes së gazetarit se përse ka ndodhur kjo zonja përgjigjet se duhet të jetë bërë një gabim në aplikim.” Unë i kam marrë numrin e niptit kam bërë verifikime dhe e kam nisur lart për të pyetur se si është puna. Sepse në moment që unë u futa , nuk gjeta emrin. Nuk i ka dal emri në sistem fare” shprehet ajo.

Për të gjetur të vërtetën,  pasi aplikimi që kanë bërë për Ilir Shabanin del me emrin e një zotërie tjetër nga fshati Arapaj. Fiksi  pyet edhe ne  Drejtorinë e Bujqësisë në Fier. Përgjegjësja e kësaj drejtorie znj. Shqiponja Musaraj u shpreh se e njihte shumë mirë rastin e Ilirit. Ajo shpjegoi që aplikuesi në rastin konkret nuk ka hedhur në sistem  të dhënat e Ilirit, po i ka hedhur në një NIPT tjeter. Sistemi të dy i ka penalizuar dhe në sitem nuk mund të ndërhyhet pasi nuk kanë akses. Vetë programi hapet në ditë fikse dhe po në një datë fikse edhe mbyllet. Pra për përgjegjësen e Drejtorisë së Bujqësisë Fier nuk ka zgjidhje.

Të njëjtën përgjigje dha edhe përgjegjësi i skemës së Aplikimeve në AZHBR, zoti Spartak Harizi.  Ai sqaroi se për këtë vit fermeri është djegur pasi procesi është mbyllur dhe sistemi gjithashtu.

Pra, nga një gabim i operatores në hedhjen e të dhënave dy fermer nuk mund të marrin sunvencionet për karburant.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular