Një makinë është hedhur në erë me tritol në qytetin e Kavajës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se makina ka qenë e parkuar në garazh dhe është në pronësi të një punonjësi policie.
Ngjarja ka ndodhur pranë tregut Industrial të qytetit, zonë ku ka qenë edhe ish policia e vjetër.
Sipas News 24 dyshimet e para janë që kemi të bëjmë me një shpërthim me tritol.
Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm sa është dëgjuar në pjesë të ndryshme të qytetit të Kavajës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur, ndërsa zona është mbuluar nga tymi.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer.
Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.