BallinaKronikeSherri me të plagosur në Ksamil, policia: Të tre personat janë transportuar...

Sherri me të plagosur në Ksamil, policia: Të tre personat janë transportuar drejt Tiranës

spot_img

Policia ka dhënë detaje për konfliktin e ndodhur ditën e sotme në Ksamil, ku pas një sherri tre persona të familjes Ahmeti mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur ‘4 valltarët’, ku të plagosur mbetën biznesmeni 49-vjeçar Adriatik Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti.

Fillimisht u raportua se një prej të plagosurve, përkatësisht Luli Ahmeti për shkak të plagëve të marrë u transportua drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje, ndërsa njofton se tashmë edhe dy të tjerët të cilët fillimisht ishin në spitalin e Sarandës, janë transportuar drejt Tiranës.

Sakaq Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ksamil/ Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në zonën e quajtur ”4 valltarët”, Ksamil, shtetasi Gj. A., së bashku me disa persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta shtetasit L. A.,  F. A. dhe A. A., banues në Ksamil, të cilët janë transportuar për në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular