Një ngjarje tragjikë ka ndodhur në Itali, ku një foshnje 8-muajsh ka humbu jetën pasi u mbyt. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë periferike të Milanos, ku i mituri u mbyt teksa po lahej në një pishinë me vëllain e tij 3-vjeçar
Nëna e tyre u largua vetëm për pak momente për të marrë disa lodra prej gome që fëmijët të luanin në pishinë e tyre. Megjithëse, uji ishte në nivel të ulët, mbytja u shkaktua pasi vëllai 3-vjeçar bllokoi kanalin nga derdhej uji për të mos e tejmbushur pishinën që fëmijët të mos rrezikoheshin. Për pak minuta pishina ishte plot dhe foshnja 8-muajsh duke luajtur ra brenda saj duke u mbytur. Pas mbërritjes nëna filloi të thërriste e tmerruar, ndërsa fqinjët njoftuan ambulancën por tashmë ishte shumë vonë. Nëna, një 38-vjeçare nga Maroku jetonte me 4 fëmijët e saj, më i madhi 7 vjeç, ndërsa bashkëshorti i saj ishte në arrest shtëpie në një banesë tjetër.