BallinaAktualitetUlje temperaturash dhe stuhi shiu, çfarë ndodh me motin duke nisur nga...

Ulje temperaturash dhe stuhi shiu, çfarë ndodh me motin duke nisur nga sot

Prej disa ditësh vendi ynë ishte i përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan, por duke nisur nga dita e nesërme do të kemi ulje drastike të temperaturave në vlerat maksimale.

Gjatë ditës së sotme parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe itensitet deri në 8-12m/s. Deti forca 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                             

në zona malore 14 deri 25°C                                                                                                                                                        

në zona e ulëta 15 deri 30°C                                                                                                                                                                 

në zona bregdetare 18 deri 30°C

Ndërkohë që dita e enjte dhe e premte do të sjellë edhe më tej uljen e temperaturave, të cilat pritet të arrijnë në vlerën maksimale deri në 23 gradë celcius.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular