Biznesmeni i famshëm grek, Thodoris Kousathanas ka rënë sot pre e një atentati.
Sipas mediave greke, Kousathanas është përplasur me makinë nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët nuk janë mjaftuar me aq, pasi e kanë gjuajtur dhe me levë në kokë, duke e lënë të plagosur rëndë.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po mbledhin materiale nga kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë. Dyshohet se shkak mund të jetë konkurrenca, sepse hoteli i tij “Poseidon” në zonën Vida të Mikonos, është një ndër më të suksesshmit për të pritur turistët.