BallinaKronikeAtentati mafioz/ Marklen Haka tregon si iu ‘qepën’ pas autorët deri te...

Atentati mafioz/ Marklen Haka tregon si iu ‘qepën’ pas autorët deri te kthesa e Niklës! Dëshmitarët: Dëgjuam krisma, u futëm poshtë tavolinave…

spot_img
spot_img

I shpëtuar falë një mrekullie, nga një breshëri plumbash që e falën por vetëm njëri prej tyre  e kapi rikoshet në nofull, Marklen Haka vazhdon të insistojë përpara policisë se nuk ka problem me askënd dhe se e kanë ngatërruar.

Me tezën se nuk pa askënd mbasi vrasësit ishin në një automjet me xhama të errësuar, i riu ashtu siç thanë edhe dëshmitarët në polici tregon se nuk ka asnjë të dyshuar.

Ky qëndrim jo vetëm i shënjestrës së atentatit por të dëshmitarëve okularë, sipas policisë vjen nga frika  dhe distancimi ndaj telasheve kriminale që ndodhin në zonën e Niklës, Fushë Krujës dhe akoma më tej Lezhës dhe Laçit.

I vendosur në rreth të vrasësve për tu eliminuar, në të dytin atentat të dështuar Marklen Haka, i cili jeton vetëm me të atin në Nikël mori mjekimin e parë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore konsiderohet jashtë rrezikut.

I riu nga Nikla fshati për të cilin Gazeta Si ka bërë një reportazh muaj më parë është shfaqur i rezervuar për policinë dhe ka mbajtur qëndrim mohues dhe ka përsëritur fjalinë: “Nuk di gjë s’kam lidhje me njeri”.

Më poshtë Gazeta “Si” po zbardh pjesë të dëshmisë së tij në spital dhënë për agjentët e krimeve ku dhe tregon axhendën  e ditës së atentatit ku vrasësit nga një mjet ende i paidentifikuar lëshuan me breshëri 17 plumba

“Isha për një kafe në një lokal në Tapizë dhe po kthehesha për të shkuar në shtëpi. Më ndoqi një makinë që nuk e identifikova, makina më ndoqi  nga Tapiza deri në kthesën e Niklës. Kur u ktheva ula shpejtësinë dhe ata u afruan dhe më qëlluan. Nuk i fiksova, ulën xhamat që ishin të zinj.

Unë isha  vetëm në timon. Dyshoj që kanë qenë dy persona por nuk jam i sigurt, nuk i pashë. Nuk di gjë s’kam lidhje me njeri”.

Grupi i hetimit i thotë Gazetës “Si” se ka pyetur punonjës të mobilerive pranë skenës së krimit, por të gjithë kanë treguar se u përpoqën të shpëtojnë duke u futur nën tavolina. As ata nuk kanë parë gjë. Njëri nga dëshmitarët i thotë policisë se dëgjoi vetëm krisma  dhe këtë version e mbajnë edhe të tjerët.

Policia i tha në rrugë jo zyrtare Gazetës “Si” se ka kontrolluar për kamera pranë këtyre subjekteve dhe ka kuptuar se në mobilerinë më të afërt kamera kishte kënd tjetër. Ndërsa dy të tjera nuk punonin.

“Ne kemi dërguar agjentë që po sekuestrojnë kamera sigurie përgjatë këtij aksi”, këmbënguli një zyrtar i policisë lokale në Krujë, sipas të cilit çelësi i hetimeve është vetëm Marklen Haka dhe rrëfimi i ti, diçka që refuzon ta bëjë.

Më herët me të njëjtin skenar Haka që po udhëtonte me hallën e tij 50 vjecare u gjend nën breshërinë e dhjetëa plumbave. Shpresa Basha humbi jetën nga ky atentat e cila u hodh në mbrojtje të të riut, që është djalë i vetëm. Për policinë Marklen Haka është dënuar më armëmbajtje pa leje të një pushke që ju gjet në shtëpinë e prindërve nga policia.

Por ndërsa për këtë krim u dënua me një vit heqje lirie, ai është shoqëruar dhjetëra herë në komisariate i dyshuar për akuzën e vendosjes së lëndës plasëse, dhe për vrasje.

Ngjarja për të cilën i riu këmbëngul se nuk është i përfshirë është ajo e ekzekutimit të një biznesmeni në Tiranë në 2011, mbas sulmit vdekjeprurës që i mori jetën Nadien Zenelit.

Ai vërejti në polici se nuk ishte ai autori dhe në përfundim gjykata e la të lirë mbasi krimi rezultoi i paprovuar.

I shpëtuar nga planet për ta ekzekutuar, i riu është konsideruar si pjesë e bandës së Niklës dhe Renea e ka vizituar jo pak herë shtëpinë e tij dhe të fisit të tij ku dhe janë zbuluar municione dhe armë luftarake. /Gazeta Si

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular