Del VIDEO/ Si u arratis shqiptari Edison Pula nga burgu italian

1
342

Mediat italiane kane publikuar momentet e arratisjes së shqiptarit Edison Pula dhe 2 të tjerëve nga burgu i Trevisos në Itali. Edison Pula, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, prenë hekurat e qelisë e më pas përdorën çarçafët për t’u larguar nga ambienti i vuajtjes së dënimit. Dy shqiptarët (ende të paidentifikuar) u kapën nga policia ndërsa vetëm Pula është ende në arrati.

Në video të ndarë nga mediat italiane shihen shqiptarët që vrapojnë në arë për të dalë në rrugën kryesore. Në anën tjetër shihen mjetet e policisë italiane të cilat kanë ndezur sirenat, gati për të ndjekur të burgosurit.

Edison Pula konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Ai është pjesë e bandës së Niklës që u shkatërrua në vitin 2016 në kuadër të operacionit “Shënjestra” që u zhvillua në Fushë Krujë.

Pula u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë e të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në ‘bandës së tritolit’ dhe një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj me eksploziv ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në Larushk në të njëjtin vit.

Por, edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie, Pula, në momentin që zbriti nga furgoni, mundi tu shpëtojë policëve dhe të arratiset nga komisariati i Fushë Krujës. Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u lënë me duar bosh efektivët që sapo kishin finalizuar aksionin e shkatërrimit të bandës së Niklës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën, por pa sukses. Edison Pula udhëtoi edhe drejt Italisë ku vijoi jetën e tij për 6 vite me radhë, deri në shkurt të këtij viti kur ra në prangat e policisë italiane.

Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’

1 Koment

Comments are closed.