Një djalë i ri ndodhet në spital pasi e ka zënë korenti teksa punonte me autokombajnë ë një fshat të Beratit.
Blutë thanë se 22-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr mjekim.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në fshatin Pashalli, shtetasi B. D., 22 vjeç, banues në Konesbaltë, duke punuar me autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
22-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.