Ambasadorët e SHBA në vendet ballkanike do të takohen gjatë kësaj jave me drejtuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit
Lajmi është bërë me dije nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim. Ajo thekson se në takim do të diskutohet në lidhje me prioritetet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunim rajonal.
“Ambasadorët do të takohen me drejtuesit e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal – më rëndësishme se kurrë”, shkruan Yuri Kim.