BallinaEkonomiAmnistia fiskale, reagon ashpër Dhoma Amerikane: Minon përpjekjet për të përmirësuar klimën...

Amnistia fiskale, reagon ashpër Dhoma Amerikane: Minon përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit, do rrezikohej reputacioni i vendit nëse…

spot_img
spot_img

Dhoma Amerikane e Trgetisëe në Shqipëri ka dalë kundër projektligjit për amnistinë fiskale.

Në një deklaratë, Dhoma thotë se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia.

Në përfundim, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri vlerëson se rreziqet nga ligji janë më të mëdha se përfitimet dhe rekomandon tërheqjen e tij.

DEKLARATE MBI AMNISTINE FISKALE / STATEMENT ABOUT FISCAL AMNESTY

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj mbi projektligjin e amnistisë fiskale, që ka hyrë në fazën e konsultimit publik, në një moment sensitiv të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Vlerësimi jonë është se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia. Nëse miratohet, legjislacioni do të minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme. Ne gjithashtu vlerësojmë se pozita e Shqipërisë në programet ndërkombëtare të monitorimit mbi pastrimin e parave do të rrezikohej dhe si rrjedhojë reputacioni i vendit do të dobësohej.

Si konkluzion, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular