BallinaAktualitet"Çika digjet, qeveria krihet", Bujar Leskaj: Çdo vonesë në marrjen e masave...

“Çika digjet, qeveria krihet”, Bujar Leskaj: Çdo vonesë në marrjen e masave është shpërdorim i detyrës dhe vepër penale!

spot_img

Nga Bujar Leskaj

𝘾𝙞𝙠𝙖 𝙙𝙞𝙜𝙟𝙚𝙩, 𝙦𝙚𝙫𝙚𝙧𝙞𝙖 𝙠𝙧𝙞𝙝𝙚𝙩!
Sot bëhet dita e katërt që zjarri vazhdon në malin e Çikës (njëri nga simbolet e Labërisë e të Vlorës).
Qeveria e fasadave asnjë mësim për të vepruar në kohë e në mënyrë të koordinuar nuk ka nxjerrë nga zjarret e rëna vitet e kaluara.
Ironia qëndron në faktin se sot, në ditën e katërt të zjarrit, në vend që të mendojë për shuarjen e tij, kreu i sektit në pushtet inauguron për herë të pestë Bypassin e Vlorës!
Kur do të ndërhyjnë; kur Çika të ngelet djerrë dhe zjarri të përfshijë Dhërmiun e Vunonë?
Si qytetar, si deputet i Vlorës, u bëj thirrje institucioneve të shtetit shqiptar, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile për një ndërhyrje sa më të shpejtë e efikase, në mënyrë që situata të normalizohet dhe të shpëtojë pasuria jonë kombëtare.
Lënia në mëshirë të fatit e pasurisë publike, çdo vonesë në marrjen e masave është shpërdorim i detyrës dhe vepër penale!
Çdo vonesë është një taksë e rëndë që i paguajmë të ardhmes së fëmijëve tanë, atdheut tonë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular