Nga Bujar Leskaj
𝗕𝘆𝗽𝗮𝘀𝘀-𝗶 𝗶 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲𝘀 𝗽𝗲𝘀𝗲 𝗵𝗲𝗿𝗲 𝗻𝘂𝘀𝗲!
Sot Lideri Global i sektit qeverisës shkoi për herë të pestë në Vlorë, për të inaguruar Bypass-in e qytetit. Duke lënë mënjanë pafytyrësinë dhe xhambazllëkun politik të shitjes pesë herë në publik të një bypass-i, nota e vetme pozitive ishte prania e Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh. Deri tani, në të gjitha punimet në Vlorë, afër gjysma e fondeve janë përballuar nga paratë e dhëna nga Komisioni Evropian, por këtë Rama nuk e ka theksuar asnjëherë, pse kërkon që meritat e asfaltit mbi Vlorë t’i marrë të gjitha për vete.
Ndërsa për rrugët e tjera në bregdet, edhe pse fondet e Bashkimit Evropian kanë qenë gjithnjë aty, në kuadër të Korridorit Blu, të gatshme të përdoreshin, Rama ka preferuar oligarkët e vet dhe ndërtimin e tyre me paratë e shqiptarëve, duke shpenzuar dhjetëra miliona euro më tepër, nga sa do të kushtonin këto rrugë, po të ishin tenderuar sipas rregullave të fondeve të dhëna nga Komisioni Evropian, në formën e granteve apo kredive të buta.